Qeveria rrëzon nismën e Blushit për minimumin jetik

Shqipëria

Qeveria rrëzon nismën e Blushit për minimumin jetik

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:00
Ben Blushi

Ministria e Financave ka rrëzuar nismën e deputetëve të Libras për minimumin jetik. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kishin paraqitur kërkesën që minimum jetik të përllogaritej me shumën 17000 lekë në muaj.

Sipas MF, kjo është e pamundur pasi ky projektligj ka kosto të mëdha si dhe nuk janë kryer konsulta në institucione dhe grupet e interesit. Në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale, deputeti Ben Blushi tha se me këtë vendim qeveria lë në varfëri ekstreme 400 mijë shqiptarët.

“Nuk besoj që është serioze që Komisioni të pranojë një përgjigje si kjo. 400 mijë shqiptarë automatikisht nëse ky projektligj do të miratohej do të shpëtonin nga mjerimi dhe fukarallëku i ditës”,- tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat