Basha mesazh nga çadra për Ramën:’’ 18 shkurti i dytë e gjen Ramën në Lanë jo në zyrë”

Shqipëria

Basha mesazh nga çadra për Ramën:’’ 18 shkurti i dytë e gjen Ramën në Lanë jo në zyrë”

Më: 20 mars 2017 Në ora: 15:46
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot i pranishëm në çadrën e lirisë duke dhënë si çdo ditë mesazhe për qytetarët por veçaërisht për kryeministrin Rama. Basha ka theksuar përsëri faktin se me vendosmëri të madhe nuk do të heq dorë nga rezistenca deri në momentin që Rama të japë dorëheqjen.

“Edi Rama ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Duçe. Edi Rama ti je i ikur. Këta misionarë janë misionerë të paqes sepse ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë sepse po të ishte puna për karshillëk 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë, jo në zyrë. Por ne jemi këtu si patriotë dhe me vendosmëri do t’i sigurojmë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe anëtarësimi në BE”, tha Basha në fjalën e tij.

Basha gjithashtu është ndalur edhe te mediat të cilat sipas tij janë të manipuluara nga qeveria.

“Sado të shpifësh ti dhe ca zullapër që mi ke shpërndarë në disa media zullape, të blera që nga mëngjesi deri në darkë. Nuk ka pasur që prej viti 1990 lëvizje më evropiane se kjo që zhvillohet sot  në këtë shesh. Përfundimi është Republika e re”, tha kreu i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat