Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS

Shqipëria

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS

Më: 20 mars 2017 Në ora: 14:43
Mbledhje e PS

’’Shkojmë në zgjedhje edhe pa Saliun’’ Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë në mbledhjen e grupit parlamentar, se zgjedhjet e 18 qershorit do të mbahen edhe nëse opozita refuzon pjesëmarrjen.

Këtë e ka bërë përsëri të qartë përpara takimit të përjavshëm me deputetët socialistë. “Me dha pa Saliun ne do të shkojmë në zgjedhje në 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen”, mësohet tu ketë thënë Rama deputetëve socialistë.

“Ne duhet të arrijmë një rezultat më të thellë se ai i katër viteve më parë. PS duhet te dale force e pare ne keto zgjedhje”, mësohet të ketë shprehur Rama. Këtë deklaratë e ka konfirmuar edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila ka përforcuar edhe njëherë këtë pretendim të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat