Çudit Basha, ja si e komenton vendimin e Nishanit për të dekretuar Xhafajn si ministër të Brendshëm

Shqipëria

Çudit Basha, ja si e komenton vendimin e Nishanit për të dekretuar Xhafajn si ministër të Brendshëm

Më: 19 mars 2017 Në ora: 22:57
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka reaguar nga çadra ku po mbahet protesta e opozitës, ku ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me fjalën e Nishanit për dekretimin e katër ministrave të rinj. Mes kandidaturave, Basha është ndalur te emri i propozuar për ministër të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Këtë të fundit, Nishani e cilësoi si person që është i papërshtatshëm për të qenë ministër. Mirëpo, kreu i Shtetit nënvizoi se i tillë është qëndrimi i tij, por se Kushtetuta nuk ia lejon të refuzojë edhe propozimin për Xhafajt.

Basha tha se qëndrimi i presidentit ishte “në lartësinë e duhur kushtetuese”. “Vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presidentit”, tha kreu demokrat në fjalën e tij. Numri një i Partisë Demokratike ka shtuar në fjalën e tij se Nishani ia bëri të qartë kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta të tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën.

Për Bashën, ky dialog duhet të ketë një qëllim të vetëm dhe se ai është qeverisja teknike. Më herët, kreu i PD Basha i kërkoi presidentit të Republikës Bujar Nishanit që të mos dekretojë në postin e ministrit të Brendshëm kandidatin e propozuar Fatmir Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat