Rama: Gati për dialog me opozitën; zgjedhjet nuk shtyhen

Shqipëria

Rama: Gati për dialog me opozitën; zgjedhjet nuk shtyhen

Më: 19 mars 2017 Në ora: 17:16
Kryeministri Edi Rama

Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama foli për çadrën e Partisë Demokratike dhe pengesat që po sjell opozita për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, PD kërkon ta fusë vendin në krizë, duke shtuar se çadra është ngritur për të penguar Vettingun.

Kryeministri Rama është shprehur se është i gatshëm për dialog dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, nëse PD ka propozime konkrete.

“Një grup politikanësh që kërkojnë pushtet mblidhen te çadra. Po kështu janë një grup gjykatësish që nuk duan të ikë çadra, se kërkojnë të mbajnë peng drejtësinë. Të huaj jo dashamirës të këtij kombi, që nuk duan ta shohin Shqipërinë të bëjnë shtet.

Kush ka hallin për një karrige parlamenti për vete, kush duket në çadër për të treguar se është akoma gjallë, e të tjerë për halle të tjera. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Çadra e ngritur në mes të bulevardit si kështjellë rëre, S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri të teknike, as oferta për shtyrje të zgjedhjeve. Të vetmit e atyre që presin atë që nuk vjen kurrë nga pritja në çadër, janë thashethemexhinjtë.

Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por një krizë e një partie politike që nuk vjen dot në pushtet. Kjo është kriza e një katundi të izoluar politik. Kanë kapur peng të vërtetën.
Është kriza e gogol-makutëve në orvatjen për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është kriza e një elite politike të ngujuar në bulevardin e politikën, krejt të pavëmendshëm për shqetësimet e vërteta të popullit. Flasin për revolucion popullor pa popull”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat