22-vjeçari bie me makinë 20 metra poshtë rrugës, shpëton për mrekulli

Shqipëria

22-vjeçari bie me makinë 20 metra poshtë rrugës, shpëton për mrekulli

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:01
Makina

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur "Shkambi i kuq",  ku E.K, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Fiat punto", me targa TR 0207 U,  ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar me Ambulancë drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton mbi zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi automjet  gjatë drejtimit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat