Foli në çadrën e demokratëve, Rama denoncon senatorin italian: Vodhi 450 mijë euro

Shqipëria

Foli në çadrën e demokratëve, Rama denoncon senatorin italian: Vodhi 450 mijë euro

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:33
Basha me senatorin

Mbrëmjen e sotme Kryeministri Rama, ka publikuar në FB e tij një artikull të botuar në vitin 2013 nga “Huffington Post” i Italisë, lidhur me senatorin Di Biagio, që foli në çadrën e PD-së dhe mbështeti Lulzim Bashën.

“Njihuni me mbështetësit ndërkombëtarë të “Republikës së Re” [????]

Kështu shkruan Rama në FB e tij shoqëruar me ikona të qeshura dhe me linkun e një lajmi, në të cilin thuhet se Di Biagio është akuzuar nga organet e rendit në Itali për shpërdorim detyre dhe vjedhjen e 450 mijë eurove. 

Sipas këtij lajmi, Di Biaggio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashte vendit. 

Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese. Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës, mes të cilëve edhe senatori Di Biagio. Konretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme mashtruese, Di Biaggio dhe bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro. Në atë vit, Prokuroria sekuestroi edhe 3 apartamente luksoze, përkatësisht në Romë, Zvicër dhe Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat