Dy studentë shqiptarë, praktikantë pranë ambasadës shqiptare në Slloveni

Shqipëria

Dy studentë shqiptarë, praktikantë pranë ambasadës shqiptare në Slloveni

Më: 17 mars 2017 Në ora: 09:24
Pamje nga takimi në ambasadën shqiptare në Slloveni

Pranë ambasadës shqiptare në Slloveni kanë filluar praktikën dy studentë shqiptarë, të cilët ndjekin studimet në nivelin master dhe doktoraturë, në Universitetin e Lubjanës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ambasada shqiptare në Slloveni thekson se dy studentëve u është aprovuar kërkesa e kryerjes së praktikës diplomatike në ambasadën e Shqipërisë.

“Në datën 16 mars u pritën në ambasadë dy studentë shqiptarë që ndjekin studimet për nivelin master dhe të doktoraturës në Universitetin e Lubjanës, të cilëve u është aprovuar kërkesa e kryerjes së praktikës diplomatike në ambasadën e Shqipërisë. Bashkëbisedimi me këtë rast evidentoi nevojën e marrëdhënieve të ngushta me studentët shqiptarë dhe sidomos përmirësimin e bazës ligjore të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Slloveni në fushën e arsimit, për të lehtësuar studimet e aplikantëve shqiptarë në universitetet sllovene. Diplomacia publike dhe promovimi i imazhit të Shqipërisë ishin një tjetër temë e diskutuar, e cila në muajt në vijim do të intensifikohet e konkretizohet më tej, me kontributin edhe të studentëve shqiptarë që ndjekin studimet pasuniversitare në Slloveni”, thekson ambasada.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat