Basha: Qeveria teknike nuk do përbehet nga persona me përkatësi politike nga partitë politike

Shqipëria

Basha: Qeveria teknike nuk do përbehet nga persona me përkatësi politike nga partitë politike

Më: 16 mars 2017 Në ora: 23:00
Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se qeveria teknike mund të siguroj disa shqetësime  të opozitës dhe të qytetarëve, që kanë të bëjnë me sigurimin e zgjedhjeve të lira në 18 qershor, luftën ndaj kanabizimit dhe zbatimin ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Bashës rruga e vetme për të krijuar një qeveri teknike ka të bëjë me një dakortësi ndërmjet të gjitha palëve të partive politike të cilat po ashtu duhet të dakortësohen edhe për personalitetet që do e drejtojnë qeverinë teknike, që sipas Bashës nuk duhet të kenë përkatësi politike.

“Nuk është se ka shumë opsione Edi Rama, por Edi Rama nuk mund të jetë ai që mund të krijoi se kush do të jetë qeveri teknike. Sepse në këtë moment nuk bëhet më fjalë për një qeveri teknike por për një qeveri kukull. Rruga e vetme për të shkuar drejtë një qeverie teknike është një pakt i të gjitha forcave politike për ta mbështetu politikisht qeverinë dhe sigurisht për të rënë dakord edhe për personalitetet që do të përbëjnë atë dhe mandatin që do të plotësoj. Në veçanti ne jemi të interesuar edhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për; zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër kanabizimit, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe krijimin e reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Qeveria teknike nuk përbehet nga persona me përkatësi politike nga partitë politike”, është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat