E ndërsa po bëhen dy vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Ridvan Lamajt në qytetin e Sarandës, familjarët e tij vazhdojnë të enden sallave të gjyqeve me shpresën e vetme se një ditë do t’i mundin t’I gjejnë eshtrat.
Babai i tij, Asqeri Lamaj, thotë se pavarësisht nga zbulimi i autorëve, “ne më shumë kërkojmë të gjejmë trupin apo kufomën e djalit e djalit dhe jot ë dënohen autorët.
Duam të zbardhet ngjarja se çfarë ka ndodhur me djalin tonë dhe arsyen pse e zhdukën.
Të gjendet mënyra që autori të tregojë të vërtetën. Nuk duam fare dënimin e tyre, vetëm të na tregojnë ku e çuan trupin.”