Basha denoncon Fatmir Xhafajn te ndërkombëtarët: Ka lidhje me krimin

Shqipëria

Basha denoncon Fatmir Xhafajn te ndërkombëtarët: Ka lidhje me krimin

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:40
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ndërkombëtarët sot në një lokal të njohur në Tiranë.

Sipas informacioneve të “News 24”, Basha në këtë takim ka denoncuar emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Basha ka thënë përpara ambasadorëve se emërimi i Xhafajt në këtë ministri është kompromis i kryeministrit Rama për të mbrojtur bandat dhe kriminelët që bëjnë trafiqe të drogës. Por emërimi i Xhafajt nuk ka qenë e vetmja pikë që është diskutuar në takimin e Bashës me ambasadorët.

“Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës, të lëvizjes tonë popullore dhe unë, besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit ndahemi dhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës sonë”, deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat