Basha pas takimit me ambasadorët: S’tërhiqemi nga qeveria teknike

Shqipëria

Basha pas takimit me ambasadorët: S’tërhiqemi nga qeveria teknike

Më: 14 mars 2017 Në ora: 16:13
Lulzim Basha me ambasadorët

Pas takimit të zhvilluar sot me ambasadorët e BE-së në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.

“Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha pas takimit.

Kreu i opozitës shtoi se: “ Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët, aleatët tanë europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune në kuadrin e  bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njësh me krimin dhe drogën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat