Basha flet pas takimit me ambasadorët: Ja për çfarë biseduam

Shqipëria

Basha flet pas takimit me ambasadorët: Ja për çfarë biseduam

Më: 13 mars 2017 Në ora: 16:41
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një darkë pune me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Një orë e gjysmë pas takimit kreu i PD-së ka folur për media, duke treguar se për çfarë ishte biseduar gjatë drekës.

“Diskutuam për situatën politike dhe krizën ku është futur vendi. Diskutova me ambasadorët edhe për zgjidhjet për daljen e vendit nga kriza”, është shprehur Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për protestën. “Kemi mbështetjen e aleatëve e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë Basha për median.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat