Basha në drekë pune me ambasadorët e BE-së

Shqipëria

Basha në drekë pune me ambasadorët e BE-së

Më: 13 mars 2017 Në ora: 14:22
Takim i mehershëm i Bashës me ambasadorët

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po zhvillon sot një drekë pune me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Mësohet se në qendër të takimit që po mbahet në njërin nga restorantet e Tiranës janë diskutimet mbi protestën e PD-së, e cila ka hyrë sot në ditën e 24.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve janë sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Takimi në një ditë kur qeveria ka konfirmuar emrat e rinj në qeveri, pas shkarkimit të ministrave Tahiri, Beqaj, Klosi dhe Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat