Bëhet ministër ai që në 2013 premtoi publikisht se PS-ja do të vidhte më bukur

Shqipëria

Bëhet ministër ai që në 2013 premtoi publikisht se PS-ja do të vidhte më bukur

Më: 13 mars 2017 Në ora: 11:03
Eduart Shalsi

Kryeministri Edi Rama bëri me dije këtë të hënë ministrat e rinj që do të marrin drejtimin e katër ministrive, atë të Brendshme, të Shëndetësisë, të Pushtetit Vendor dhe të Çështjeve Sociale.

Pas largimit të Saimir Tahirit, Blendi Klosit, Ilir Beqajt dhe Bledi Çuçit, tashmë vendin e tyre do ta marrin Fatmir Xhafaj, i cili bëhet Ministër i Brendshëm, Olta Xhakça do të jetë ministre w Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu bëhet Ministre e Shëndetësisë, si dhe Eduart Shalsi shkon tek Ministria e Punëve Vendore.

Por, nga të gjithë emrat, Eduart Shalsi do të mbahet mend për gafën e bërë në emisionin ‘Top Story’, kur gjatë fushatës së 2013 u shpreh se ‘ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante saç kanë bërë këta”, duke ju referuar PD-së.

Ndërsa, moderatori i emisionit Sokol Balla i thotë me ironi: Do vidhni më bukur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat