Shkarkimi i 4 ministrave, reagon Lulzim Basha

Shqipëria

Shkarkimi i 4 ministrave, reagon Lulzim Basha

Më: 12 mars 2017 Në ora: 12:34
Lulzim Basha

Lulzim Basha reagoi para pak minutash në lidhje me ndryshimet që po ndodhin në qeveri duke i cilësuar ato një karikaturë e shëmtuar.

"Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie"., - tha Basha duke theksuar se Rama nuk ka për detyrë të mbushë zyrën e tij me "qypa prej balte". 

"Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ne nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku as për koka kecash as për koka delesh. Jemi mbledhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk jemi këtu që padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Ne jemi këtu deri në largimin e padrinos.

Ne nuk ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabisin. Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama"., tha Basha duke ripërsëritur se e vetmja "kokë" që u duhet demokratëve është ajo e Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat