"S'do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por vetëm zgjedhje të lira e të ndershme"

Shqipëria

"S'do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por vetëm zgjedhje të lira e të ndershme"

Më: 10 mars 2017 Në ora: 12:12
Lulzim Basha

Gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve por do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i selisë blu theksoi se opozita do të dorëzojë sot në KQZ ultimatumin me shkrim për zgjidhje të lira dhe të ndershme.

“Sot në KQZ, partitë opozitë do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn, borive të bojkotit, gabohet rëndë: Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni!

Me hapin e sotëm, opozita shqiptare provon luajalitetin tonë ndaj kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Republika e vjetër dhe klanet kriminale në pushtet guxuan të vënë në pikëpyetje guximin ton më 18 shkurt dhe sot do ta marrin me firmë dhe me vulë, seriozitetin tonë për të qëndruar me popullin deri në arritjen e qëllimit tonë madhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat