Bojkoti i opozitës e ka shtyrë reformën e drejtësisë

Shqipëria

Bojkoti i opozitës e ka shtyrë reformën e drejtësisë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 15:08
Pamje gjatë një seance të mëparshme të Kuvendit të Shqipërisë

Bojkoti opozitar i Kuvendit të Shqipërisë e ka shtyrë nisjen e reformës së drejtësisë në këtë vend, përkundër vërejtjeve nga Bashkimi Evroian, se një lëvizje e tillë do ta dëmtoj vendin në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Partia Demokratike dje e bojkotoi seancën e jashtëzakonshme parlamentare, që synohej të ishte hapi i parë për krijimin e trupit verifikuese për vlerësimin e të arriturave personale dhe profesionale të afro 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Opozita do t’i kishte tre prej gjashtë anëtarëve të komitetit, raporton agjencia AP nga Tirana.

Parlamenti e ka shtyrë seancën për kohë të pacaktuar.

Reforma e sistemit të drejtësisë, që ishte miratuar unanimisht vitin e kaluar, synon që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të pavarur nga politika dhe për ta çrrënjosur ryshfetin.

Ekspertët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara ishin të involvuar në propozimtekstin e reformës së drejtësisë.

Demokratët opozitarë për më tepër se dy javë e kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, duke kërkuar formimin e një qeverie teknike, e cila do t’i përgatiste zgjedhjet parlamentare, më 18 qershor në Shqipëri.

Nuk është e qartë se kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e Kuvendit për këtë çështje, derisa opozita e ka bërë të qartë se bojkoti është i pakufizur. Javën e kaluar, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i tha opozitës se bojkoti po i dëmton gjasët e Shqipërisë për integrim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat