Basha për Mogherinin: Erdhi këtu të thoshte broçkulla

Shqipëria

Basha për Mogherinin: Erdhi këtu të thoshte broçkulla

Më: 4 mars 2017 Në ora: 15:35
Federica Mogherini

Lulzim Basha ka gjetur një mënyrë të tërthortë për tu përgjigjur Federica Mogherinit një ditë pas vizitës në Tiranë. Diplomatja e BE deklaroi prerë se opozita duhet të kthehet në parlament për vetingun.

Por sot në çadrën e protestës, Basha do të shprehej: 

Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe drejtësi e pakapur shkojnë bashkë. Kush ju thotë se mund të ketë drejtësi të pastër ndërkohë që kriminelët vazhdojnë të jenë në parlament, bashki dhe kërcënojnë zgjedhjet me krimin e drogën e tyre, ju mashtron. Por ju e dini këtë. Ju e dini fare mirë.

Erdhën këtu personalitetet europiane dhe u treguan qartë shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e të pakapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh.

E gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh tani po na thonë bëjeni vetingun se do të hapim negociatat. Kësaj në shqip i themi broçkulla, në anglisht ka një fjalë, bullshit. Broçkullat ti mbajnë për vete, koha kur shqiptarëve u jepnin bar dhe gënjeshtra kanë mbaruar një herë e mirë. Këta janë shqiptarët sot, këta janë shqiptarët e mi, këta janë europianët e mi; mbajini broçkullat për vete.

Në shqip i thonë broçkulla, e dini si i thonë në anglisht. Kush di anglisht këtu?

Protestuesit njëzëri: Bullshit!

Basha: Si?

Protestuesit: Bullshit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat