Strategjia antikanabis, Rama dhe Tahiri takojnë drejtuesit e policisë

Shqipëria

Strategjia antikanabis, Rama dhe Tahiri takojnë drejtuesit e policisë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 12:51
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë, për të diskutuar mbi strategjinë antikanabis.

Rama deklaroi se është bërë një punë e mirë ndaj fenomenit të kultivimit të kësaj lënde narkotike, por ka ende sfida të tjera.

“Republika Autonome e Lazaratit gëzonte mbrojtje politike. Lazarati e njollosi Shqipërinë. Sot, ka shumëfishim të operacioneve të përbashkëta mes policisë sonë dhe asaj italiane për të luftuar këtë fenomen. Kjo është arsyeja e kapjes së sasive shumë më të mëdha sesa ato që kapeshin vite më parë. Megjithatë, ne nuk jemi këtu për t’u fshehur. I shohim në sy dobësitë tona. Pjesë e këtyre dobësive është edhe korruptimi i policëve, shefave të komisariateve etj. Kjo dobësi cënon padrejtësisht sakrificat dhe rezultatet e policisë”, deklaroi Rama.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se pikërisht lufta ndaj kanabisit bën që të ketë akuza nga ata që, sipas tij, nuk e luftuan. 

“Nuk fliste njeri për kanabisin më parë, ndërsa sot janë të gjithë të shqetësuar. Lufta jonë kundër kanabisit u hapi sytë njerëzve. Në vendin tonë ndodh që po ta luftosh kanabizin, të akuzojnë. Rezultatet tona për drogën, janë akuza kundër nesh. Na thonë që të ikim sepse po luftojmë shumë. Ata që e lanë Shqipërinë të masakruar, sot duhet të ulnin kokën dhe të heshtnin”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat