Seks, shantazh e shpejtësi: Historitë shokuese të dy studenteve

Shqipëria

Seks, shantazh e shpejtësi: Historitë shokuese të dy studenteve

Më: 3 mars 2017 Në ora: 12:39
Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën.

Dy studente u bënë protagoniste të lajmeve të kronikës së zezë gjatë orëve të fundit.

Një biznesmen me shtetësi amerikane, pronar i një kompanie me aktivitet në Shqipëri, është shantazhuar pas marrëdhënies intime jashtëmartesore me një studente në Tiranë.

Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën.

Në të vërtetë, vajza, që edhe emrin ia ka dhënë të rremë, Joana V., ka qenë “karremi” për ta futur atë në kurth, për t’i zhvatur para.

“Do të na dorëzosh 40 mijë dollarë. Në të kundërt do të publikojmë videon tënde të seksit”.

Autorët e “skenarit” kundër amerikanit W.C. kanë qenë dy djem e dy vajza, miq mes tyre, studentë në fakultete të ndryshme në Tiranë.

Tre prej tyre kanë gjetur dakordësinë e të katërtës, me iniciale I.S., për joshjen seksuale të biznesmenit, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, madje edhe duke e ditur se do të filmohej.

Procedimi penal ndaj katër të akuzuarve Klodian B., Olsi S., Iva K. dhe I.S. nisi në vitin 2015.

Ata u gjykuan në Shkallën e Parë dhe u fajësuan për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Gjykata caktoi ndaj tyre dënim me 2-3 vjet burg. Së fundmi, fajësia e tyre mori formë të prerë edhe në Apelin e Krimeve të Rënda.

Shkalla e Parë pezulloi dënimin me burg për dy prej të pandehurve, ndërsa për dy të tjerë u pezullua në Apel, duke u lënë në Shërbim Prove deri në përfundim të afatit të dënimit.

Ndërkohë disa orë më herët u raportua se një studente e shkëlqyer e Mjekësisë humbi jetën në aksident.

23­ vjeçarja nga Lushnja, që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident automobilistik ishte studente e vitit të pestë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Jonisa Toromani ishte pasagjere në sediljen e parë të makinës që doli nga rruga, si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë, raporton Panorama.

Ajo po udhëtonte bashkë me të motrën në drejtim të Lushnjës, ndërsa automjeti drejtohej nga një shoku i tyre nga Elbasani, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ndodhi në rrugën Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”.

Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohet nga 25 ­vjeçari Alvi Rrasa, ka dalë nga rruga.

Disa media raportuan se shkak ishte bërë shpejtësia.

Jonisa Toromani nisi studimet në Universitetin e Mjekësisë në vitin 2012, pasi përfundoi gjimnazin në Lushnjë, me rezultate të shkëlqyera.

Madje që prej gjimnazit ajo spikati me përgatitjet e saj, duke përfaqësuar Lushnjën në disa olimpiada në shkallë kombëtare, ku u shpall edhe fituese.

Ajo ishte në kategorinë e studentëve ekselentë dhe priste të fillonte specializimin, pas përfundimit të Mjekësisë së Përgjithshme.

Jonisa ishte vajza e dytë e familjes Toromani, ndërsa ka edhe dy motra të tjera.

Më e madhja është mjeke në një spital privat në kryeqytet, ndërsa motra e vogël, që u plagos në aksident, vijon studimet me bursë të plotë, po ashtu si studente ekselente. Universiteti i Mjekësisë dhe Këshilli Studentor, nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Facebook”, i kanë shprehur ngushëllimet familjes së Jonisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat