Të rinjtë e PDIU-së nesër protestë përpara ambasadës maqedonase

Shqipëria

Të rinjtë e PDIU-së nesër protestë përpara ambasadës maqedonase

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:38
Ambasada maqedonase, Tiranë

Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste përpara ambasadës maqedonase në Tiranë.

Përmes një deklarate për shtyp, të rinjtë e kësaj force politike njoftojnë se tubimi do të zhvillohet ditën e premte, ora 11:45, përpara ambienteve të ambasadës. Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të partive politike shqiptare në Maqedoni, ndaj të cilave Presidenti Ivanov refuzoi formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtet e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat