Ambasada e SHBA-ve: Për viza turistike nuk duhet më garancia nga sponsori

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve: Për viza turistike nuk duhet më garancia nga sponsori

Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:07
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë me dije një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza turistike.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare në “Facebook” ambasada thotë se nuk do të duhet më garancia nga sponsori për të përfituar një vizë turistike.

“Sa më pëlqen pranvera në Tiranë; aroma e mimozave të lulëzuara është kaq e mrekullueshme! Unë dhe Keni mezi po presim të përfitojmë nga kjo kohë për të udhëtuar sa më shumë në Shqipërinë e bukur.

Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat