Deputetja e mazhorancës në Shqipëri kërkon pavarësinë e shqiptarëve të Maqedonisë

Shqipëria

Deputetja e mazhorancës në Shqipëri kërkon pavarësinë e shqiptarëve të Maqedonisë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:23
Ilustrim

Situata më e fundit në Maqedoni duket se është futur në një rrugë që nuk dihet se si do të përfundojë.

Vetëm një ditë më parë, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin kryetarit të opozitës, Zoran Zaev për të krijuar qeverinë.

Refuzimi i Presidentit ka shkaktuar reagime të forta në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërsa më e ashpër ka qenë Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Doda shprehet se tani ka dy rrugë: ose të shkarkohet presidenti ose shqiptarët të kërkojnë mëvetësinë nga maqedonasit.

“Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti më i turpshëm në histori, Gjorgje Ivanov. Me një akt antikushtetues shpalli armik gjysmën e popullsisë së këtij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojnë të bashkëjetojnë 2000 vitet e ardhshme.

Sot, shqiptarët e ish-Republikës Jugoslllave të Maqedonisë kanë dy rrugë: ose sot shpallin mëvetësinë dhe ne të gjithë ndihmojmë me të gjitha mënyrat që ata ta sigurojnë atë, ose të shkarkojnë Presidentin e lig të laboratorit, ku po i shtrëngojnë të jetojnë. Ne, shqiptaret kemi vetëm një mundësi mbijetese në këtë vend, ku na vuri Zoti dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks ta themi; të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin e të ecim bashkë drejt një shteti të vetëm… Sepse, kemi veç një Atdhe”, shkruan Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat