Opozita hedhë “kokainë” ndaj Kryeministrisë

Shqipëria

Opozita hedhë “kokainë” ndaj Kryeministrisë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 13:10
Opozita duke hedhur "kokaine" para kryeministrise

Menjëherë pas fjalës së përditshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në tendën e protestës, disa mbështetës së opozitës kanë nisur të gjuajnë me miell në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Mielli i hedhur në shenjë proteste simbolizon drogën.

Një mesazh të tillë, opozita e dha edhe me dronin e ngritur dy ditë më parë ku shkruhej “Zgjedhje të lira pa drogë e pa të droguar”.

Pak para këtij akti, kreu i PD-së, Basha tha se ai si kryeministër do të mundte drogën dhe krimin në vend. “Unë jam gati t’ju jap shqiptarëve rendin dhe sigurinë e vërtetë, me zero tolerancë, me zero kompromis me krimin. Bashkë do i dalim ta fusim Shqipërinë në BE, duke mundur drogën. Do krijojmë Xhandarmërinë Kombëtare për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija me përgatitjen e duhur, me investimet nga taksapaguesit të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësi bashkë me policinë për të marrë në dorë territorin e Republikës së Re”,- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat