Basha: Ja tre skenarët që do t'i japin fund protestës së PD-së

Shqipëria

Basha: Ja tre skenarët që do t'i japin fund protestës së PD-së

Më: 1 mars 2017 Në ora: 11:22
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lidhur ‘live’ në emisionin “Studio e Hapur” i është përgjigjur gazetares dhe të ftuarve të tjerë në emision.

I pyetur se ku do të shkojë me këtë proteste dhe se çfarë ka vendosur të bëjë më tej, kreu i PD-së u përgjigj se ka tre rrugë: “Ose të dorëzohem unë ose të dorëzohet populli ose të ikë Rama. Unë nuk dorëzohem, populli e ka në dorë vetë të vendosë dhe po e tregon se çfarë ka zgjedhur të bëjë. Dhe nga kjo situatë duket qartë qëndrimi”, tha Basha.

Thirrja për “luftë”/ Basha: Ishte një reagim ndaj së keqes. Në çadër janë futur provokues.

Basha tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë por duket se ka patur një tërheqje nga deklaratat e tij për ‘luftë’. Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes.Albeu

Ai foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar. “Këtu në këtë çadër janë futur njerëz të paguar. Është dhunuar dhe kryetari i një partie. Në Fier janë dhunuar dy vajza 29-vjeçare. Thirrja ime ka qene një reagim ndaj të keqes”. Nga ana tjetër i pyetur lidhur me reflektim për 21-janarin Basha iu përgjgj: “Nuk ka asnjë paralele me 21 Janarin. Ka qenë dita ime më e tmerrshme për mua si politikan dhe qytetarë. Nuk ka asgjë të përbashkët. Protesta jonë është më e madhe e 26-vite”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat