Basha para protestuesve: Trafikantët e Rilindjes po ngrenë shtabet elektorale

Shqipëria

Basha para protestuesve: Trafikantët e Rilindjes po ngrenë shtabet elektorale

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 19:09
Lulzim Basha

Në fjalën e mbajtur sot para protestuesve në çadrën përballë Kryeministrisë, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se shteti është bërë njësh me krimin.

Kreu i selisë blu theksoi se zgjedhjet janë në rrezik pasi rilindasit kanë ngritur me bandat e tyre shtabet elektorale.

“Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me trafikantë droge si Artur Bushi, trafikantë si Arben Ndoka etj. Këta njerëz duan të kapin zgjedhjet e ardhshme. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur shtetin të bërë njësh me krimin. Ky është rreziku më i madh që i kanoset çdo shqiptari. Prandaj janë vërsulur me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është ai që i themi kryeministri Rama. Krimi i bërë njësh me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet dhe drejtësinë. Sepse krimi zhduk drejtësinë e pakapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Kjo është e pamundur”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat