Shqetësimet mbi ONM-në, Calavera: Do ketë vetëm rol administrativ

Shqipëria

Shqetësimet mbi ONM-në, Calavera: Do ketë vetëm rol administrativ

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 13:26
Drejtuesja e grupit të ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera

Drejtuesja e grupit të ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, u është drejtuar me një letër të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim për rolin e këtij misioni.

"Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri” theksohet në letrën që mban datën 27 shkurt 2017.

Letra e drejtueses së ONM-së 

Bordi Qeverisës i ONM ka një natyrë tërësisht administrative.

Detyrat e tij mund të krahasohen me ato të një Njësie për Menaxhimin e Projekteve, kanë për qëllim të lehtësojnë punën e përbashkët të Komisionit Europian dhe Qeverise Amerikane.

Të gjitha rekomandimet lidhur me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve të vettingut dhe të ardhmen e vettingut, do të kryhen nga vëzhgues ndërkombëtarë që janë ose do të emërohen nga ONM.

ONM është një veprimtari jo-ekzekutive, qëllimi i vetëm i të cilës është monitorimi dhe sigurimi i rekomandimeve përgjatë procesit të vettingut. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve të Shqipërisë.

Për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur ngatërrimet, do t’i referohem vetëm ONM në shkëmbimet e ardhshme zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat