"Shqipëria ndër 10 shtetet më të varfëra në Evropë", Portali afrikan: Më keq se tek ne

Shqipëria

"Shqipëria ndër 10 shtetet më të varfëra në Evropë", Portali afrikan: Më keq se tek ne

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 08:17
Lajmi i portalit afrikan

Një nga portalet më të rëndësishme afrikane, që raporton për probleme të ndryshme në atë kontinent “HowAfrica.com” ka shkruar një artikull sa interesant, po kaq dramatik për realitetin në disa shtete të Europës, kryesisht në Ballkan.

Portali në fjalë ka përfshirë 10 shtete në një listë të zezë. Sipas “HowAfrica.com”, këto shtete janë më të varfra se shumica e shteteve në Afrikë. Vendet që janë përfshirë në këtë listë janë Rumania, Rusia, Kroacia, Bjellorusia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja.

Shqipëria renditet e parafundit, vetëm një vend më përpara se Bosnjë-Herzegovina. Në të dhënat për vendin tonë, thuhet se në Shqipëri ka infrastrukturë të vjetër dhe se ambienti i keq ndikon që investitorët e huaj të mos kenë besim për investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat