Bushati: Protestën tani nuk e ndal dot as Lulzim Basha

Shqipëria

Bushati: Protestën tani nuk e ndal dot as Lulzim Basha

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:20
Protesta e PD-së

Në ditën e nëntë të protestës së opozitës, Endri Bushati, anëtare e kryesisë pranë Partisë Demokratike ka deklaruar se këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha.

“Tashmë këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha vetë, vetë kryetari i opozitës që e thirri. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe personalitete të shoqërisë. Kjo protestë vazhdon me qëndresë duke bashkuar edhe persona të tjerë përveç jetës politike. Këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha”, ka thënë ajo.

Duke folur për akuzat e mazhorancës se opozita po zhvillon protesta për të bllokuar Vettingun, Bushati e cilësoi si përrallë të Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat