Rrëfehet personi që futi në sherr Fevziun dhe Bashën: Ja ç’do të tregoja

Shqipëria

Rrëfehet personi që futi në sherr Fevziun dhe Bashën: Ja ç’do të tregoja

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 08:21
Leonardo Nika

Mbrëmjen e së enjtes, gazetari Blendi Fevziu u përplas me kreun e PD Lulzim Basha, pasi ky i fundit ftoi të flasë live, një qytetar.

Basha tha se ai ishte prej 18 vitesh socialist, por tashmë është një demokrat, i zhgënjyer nga Rilindja.

Leonardo Nika e pohon këte për dritare.net dhe tregon se ka votuar në zgjedhjet e 2013 per Edi Ramën.

“Unë kam ardhur në Tiranë 26 vite më parë kur isha 12 vjeç . Erdha nga Burreli. Këtu kam mbaruar arsimin e mesëm. Kam marrë pjesë e “Kutia e Fundit” në tv Klan, vite më parë ku publikoja poezi të miat. Isha personazh televiziv”.
Leonardo thotë për dritare.net se për 17 vjet ka mbështetur të majtën.

Kur e pyesim çfarë e ka zhgënjyer kaq shumë nga PS, 38 vjeçari tregon se para dy viteve ka qenë i shtruar në spital.

Aty nuk ka marrë shërbimin e duhur dhe ka dashur të kontaktojë Saimir Tahirin, deputet i Kombinatit në atë vit, me të cilin kishte kontakte më të hershme, nga angazhimi në Partinë Socialiste.

Por Tahiri nuk i është përgjigjur kurrë, edhe pse ai e mori per një muaj të terë, në telefon.

“Kjo më mërziti, më zhgënjeu”, pohon Leonardo për dritare.net.
Ai tregon se ka marrë pjesë në protestën e 8 dhjetorit të 2015, dhe që atëherë është bërë pjesë e PD.

“Më pëlqen më tepër Basha, sepse ka një komunikim të ngrohtë me njerëzit, ndërsa Rama është ironik edhe aty ku nuk ka vend për ironi, me popullin e thjeshtë”.

“Këtë doja të thosha edhe në emisionin e Fevziut, mbrëmjen e së enjtes dhe isha unë që e luta Bashën ta shprehja publikisht zhgënjimin tim, por nuk më lanë.”

“Fevziu bëri gjithë atë rrëmujë, sikur unë isha kamikaz. Unë jam vetëm një shqiptar i zhgënjyer dhe kaq”- e mbyll Leonardo, rrëfimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat