Kaduku: Protesta nuk ndalet, qeveri teknike të përbërë nga ekspertë

Shqipëria

Kaduku: Protesta nuk ndalet, qeveri teknike të përbërë nga ekspertë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:08
Ilir Kaduku

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike profesor Ilir Kaduku ka dëklaruar në Ora News së protesta e opozitës nuk do të kete  kthim  pas dhe populli do ta arrijë qëllimin e tij. Profesori i njohur tha  se një qeveri teknike e përbëre nga ekspertë  dhe kosntitucionalist do të garantonte një process të rregullt ligjor.

Protesta e opozitës është pa kthim pas. Kështu është shprehur  për  Orën e Intervistës,  profesor Ilir Kaduku, një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Sipas tij kjo është protesta me e madhe pas vitit 1991, pasi  që nga ajo kohe nuk ka ndryshuar asgjë.

Ilir Kaduku: Protestë e përmasave të mëdha, është një protestë shumë përmasore. Nuk është vetëm PD, por është një protestë e bllokut opozitar. E ndjej veten shumë të lumtur në këtë pjesëmarrje popullore sepse jam i bindur se dicka do arrihet.

Kaduku tha se qeveria e teknike është shumë e rëndësishme në këtë moment në mënyre që të jetë ajo që do të pregatis zgjedhjet

Ilir Kaduku: Një qeveri e cila ka një kompleksitetin e të gjithë ideve, pra qeveri ekspertësh që të përgatisë zgjedhjet. Një qeveri e përberë nga konstitucionalistë, me njerëz që njohin fushën e legjislacionit. Pra të jetë një qeveri e shkëputur nga kjo qeveri që është sot. Ju përmendët disa faktorë, duke filluar nga ekonomia, kanabizimi i vendit. Dikur thoshin bujqësia është e gjithë popullit, sot kanabisi është i gjithë popullit.

Ish themeluesi PD thotë se aktualisht  qeveria dhe institucionet jane jashtë kontrollit, ndersa protesta popullore do tia arrije qëllimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat