Veliaj: Vettingu emergjencë, 40 projekte janë bllokuar nga gjykatat

Shqipëria

Veliaj: Vettingu emergjencë, 40 projekte janë bllokuar nga gjykatat

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:49
Veliaj

Plot 40 projekte të bashkisë së Tiranës janë bllokuar përkohësisht me vendim gjyakte pas padive të ngrituara individë dhe subjekte të caktuara. Kryebashkiaku Veliaj ngre shqetësimin se me këtë sistem aktual drejtësie, sic tha ai,  që përbëhet nga njerëz të korruptuar, nuk po mundet t’i shërbej siç duhet qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj: “Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen”.

Duke e konsideruara Reforma në drejtësi si të nevojshme dhe emergjente, Veliaj i bën apel qytetarëve të mbështesin Vettingun për të çrrënjosur rryshfetin në gjykata.

Erion Veliaj: Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme. Bashkia nuk mund të korruptojë gjyqtarët, nuk mund të doroviti këdo që jep urdhra dhe masa bllokimi. Ndaj, u bëj apel të gjithë qytetarëve që ta mbështesim reformën në drejtësi, të mbështesim vettingun, të mbështesim një sistem ku një gjyqtar nuk hap ankandin se kush ofron më shumë për të dhënë një masë bllokimi

Shqetësuese mbeten proceset e gjata gjyqësore, që edhe në këtë drejtim, Veliaj tha se të fortët e Tiranës që kanë dhe para në dorë, korruptojnë gjyqtarë, mbajtur të bllokuar projekte duke mos bashkëpunuar me bashkinë dhe të mirën e përbashkët të komunitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat