Rrëfehet punonjësja e RTSH: Më hoqën nga puna si në kohën e Enverit

Shqipëria

Rrëfehet punonjësja e RTSH: Më hoqën nga puna si në kohën e Enverit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:58
Raina Kovaçi

Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, i ka kthyer përgjigje përmes një letre publike kreut të opozitës Lulzim Basha. Sipas Gëllçit, RTSH nuk bëhet pjesë e debatit politik, por ka pasqyruar me korrektësi aksionin e deritanishëm opozitar.

Drejtori i RTSH-së i sqaron Bashës se Raina Kovaçi, e përmendur prej tij në protestë, nuk është pushuar nga puna por është caktuar në një tjetër sektor brenda organikës së televizionit.
“RTSH sqaron se punonjësja e RTSH-së e përmendur në fjalimin tuaj, nuk është pushtuar nga puna.

Punonjësja e cituar nga ana juaj është transferuar nga sektori i Marrëdhënieve me Jashtë në sektorin e Përkthimit, po pjesë e sistemit organizativ të RTSH-së, duke pasur parasysh edhe formimin e saj profesional që i përshtatet vendit të punës”, ka sqaruar Gëllçi, duke i kërkuar Bashës të kërkojë ndjesë për deklaratat.

Por në një takim të pasdites me studentët e ekselencës, Basha ka qenë edhe me punonjësen e RTSH-së, Raina Kovaçi, e cila ka deklaruar se sot është njohur me shkresën e pushimit nga puna.

“Përpara disa orësh më erdhi edhe mua ajo shkresa e famshme me atë pushimin e sofistikuar, që vetëm rilandasit mund ta bëjnë. Shkresa kishte hyrë në fuqi që më 1 shkurt, por nuk e di pse nuk ishte zbatuar. Më ishte caktuar të merrja bukën vetëm për tre muaj dhe jo më shumë. Kaq kishte menduar drejtori. Këto metoda na kujtojnë atë kohë të errët të Enver Hoxhës. Ne i kishim harruar emrat kush ka qenë ‘Zëri i Popullit’, kush ka qenë kryeredaktor. Ndërkohë ne tani i vëmë në krye të disa institucioneve kaq të rëndësishme”, deklaroi Kovaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat