Lulzim Basha: Nëse duan luftë, luftë do të ketë

Shqipëria

Lulzim Basha: Nëse duan luftë, luftë do të ketë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:25
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, gjatë një fjalimi të tij në protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë, ka bërë thirrje për trazira, duke theksuar se “Nëse duan luftë, luftë do të ketë”.

“Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht”, ka thënë  Basha.

Ai akuzoi qeverinë se tenderët, koncesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim, raporton TCH.

Protestat kanë hyrë në ditën e shtatë , ndërsa shefi i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat