Basha: Rama e ndan pasurinë e shqiptarëve me 5 oligarkë

Shqipëria

Basha: Rama e ndan pasurinë e shqiptarëve me 5 oligarkë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 12:25
Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para qytetarëve.

Ka hyrë në ditën e shtatë protesta e opozitës përballë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi bashkëbisedim me komunitetin e biznesit, nga ku tha se Rama u shpërndan pasurinë e shqiptarëve vetëm 4-5 njerëzve pranë tij.

“Investimet e huaja preferojnë çdo vend tjetër në Ballkan përveç Shqipërisë, sepse këtu është më e vështirë për të marrë një kredi apo të zgjerosh një biznes. Në Shqipëri ecin përpara vetëm 4-5 kodoshë biznesmenë që populli u thotë oligarkë, të cilët nga zyra e Edi Ramës marrin çdo ditë, thelat e mishit që është buka e gojës që u hiqet shqiptarëve. 4 ose 5 oligarkë thërret Edi Rama për çdo koncesion dhe pasuri kombëtare dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit dhe pasuritë e shqiptarëve, ndërkohë që vendi zhytet në mjerim. Çdo kush tjetër konsiderohet si armik”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat