Kriteret që duhet të përmbushin studentët për t'u bërë mjekë të ardhshëm

Shqipëria

Kriteret që duhet të përmbushin studentët për t'u bërë mjekë të ardhshëm

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Pas përcaktimit të kritereve të pranimit për vitin akademik 2017- 2018, Universiteti i Mjekësisë ka publikuar edhe formulën, mbi bazën e së cilës do të zgjidhen fituesit e nivelit bachelor.

Përmes saj, kandidatët mund të llogaritin pikët e tyre dhe shanset që kanë për të fituar një degë të Universitetit të Mjekësisë. Në formulë janë përfshirë disa elementë, duke filluar nga nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme, nota mesatare për tri vitet në lëndët: Kimi, Biologji e Fizikë si dhe provimet e maturës shtetërore.

Po ashtu, peshë në formulë do të kenë edhe lëndët me zgjedhje, të cilësuara si prioritare nga ky universitet, që janë: Kimia, Fizika dhe Biologjia si dhe koeficientet e shkollës së mesme. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit gjeni formulën e plotë dhe peshën specifike të secilit prej elementeve të saj si dhe koeficientet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018.

Në terma të përgjithshëm, nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore do të ketë 35% të peshës, nota mesatare aritmetike për tri vitet e shkollës së mesme 35% të peshës, ndërsa nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30% të peshës. Më konkretisht: Kimia 10%, Biologjia 10% dhe Fizika 10%.

Kriteret 

Sipas vendimit të Senatit Akademik të UMT-së, kandidatët që aplikojnë për programet e ciklit të parë (Bachelor), duhet të kenë notë mesatare aritmetike të shkollës së mesme për të gjitha vitet, mbi ose të barabartë me 8.

Ndërkohë që, për programet e studimit master i integruar (cikli I dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet duhet të jetë ? 8.5. Ndërkaq, nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit do të shumëzohet me koeficientin 1.15. Po ashtu, nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.

Ndërkohë që, nëse maturanti jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndët e sipërcituara, atëherë nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. Gjithashtu, vendimi i senatit saktëson se nota e lëndës “Shkencë” e kurrikulës bërthamë do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat