Kuiz dhe dhurata/ Si po argëtohen protestuesit brenda çadrës së PD-së

Shqipëria

Kuiz dhe dhurata/ Si po argëtohen protestuesit brenda çadrës së PD-së

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 18:26
Pamje nga kuizi i protestueseve

Partia Demokratike ka gjetur një mënyrë tjetër për të mbajtur aktivë protestuesit e saj brenda çadrës së ngritur në bulevard.

Një kuiz dhe dhurata. Por kuizi i veçantë flet për emrat e deputetëve dhe kryebashkiakëve si dhe akuzat e shumta të tyre si të lidhur me krimin. Në një ekran gjigant në podiumin e ngritur në çadër, shfaqet pyetja dhe opsionet që mund të zgjedhin protestuesit. Moderatorët e kuiz-it, ish-zëdhënësja e PD, Oriela Nebiaj si dhe aktivisti i PD-së, Besart Kadia drejtojnë pyetjet dhe shpërndajnë dhuratat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat