Bojkoti i Kuvendit, Basha takon sërish Fleckenstein-in

Shqipëria

Bojkoti i Kuvendit, Basha takon sërish Fleckenstein-in

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:07
Lulzim Basha e Knut Fleckenstein

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar pak minuta më parë një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein në mjediset e një hoteli pranë bulevardit.

Ky është takimi i dytë mes tyre që kur raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian mbërriti në Tiranë. Mësohet se takimi zgjati më pas se një orë dhe temë e bisedës ishte bojkoti që opozita i bëri Kuvendit.

Fleckenstein e ka bërë të qartë qëndrimin e tij që është rikthimi i opozitës në Kuvend, që sipas tij është i vetmi vend ku mund të ketë negociata mes palëve.

Deputetët demokratë bojkotuan seancën e sotme të Kuvendit duke mbajtur një “seancë paralele” me protestuesit përballë Kryeministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat