Basha nuk tërhiqet: Qeveri teknike ose nuk largohemi nga këtu!

Shqipëria

Basha nuk tërhiqet: Qeveri teknike ose nuk largohemi nga këtu!

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 10:52
Lulzim Basha i cili tha para protestuesve: “Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti”.

(E plotësuar) - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë fjalën nga çadra ku prej disa ditësh po mbahet protesta e opozitës, ku kërkohet qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka theksuar është një herë se modeli i Edi Ramës, është Vangjush Dako që e ka kthyer qytetin e Durrësit në një rrënim të vërtetet.

Po ashtu, Basha ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga lëvizja e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për të larguar Edi Ramën.

“Për të denoncuar dhimbjen e madhe që ky qytet ndjen. E kanë emëruar bashkë me Edi Ramën për t’i shërbyer interesave të tyre. Prandaj Durrësi është sot një qytet i rrënuar, ku nxënësit mësojnë në kushte të mjerueshme. Është një qytet i mbifaturuar, është një qyteti ku miliona euro beton hidhen për fasada. Ja çfarë ndodh kur kapen zgjedhje, është një orë e madhe për të gjithë Shqipërinë. Kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisin me largimin e Edi Ramës.

Kurajoja qytetare po ngihet në nivel të larta dhe të padëgjuara është një lëvizje e madhe kombëtar, është mbi të gjitha lëvizja e shqiptarëve. Partia Demokratike nuk do t’ju lë në baltë në përmbysjen e krimin dhe të korrupsionit, deri në ndërtimin e një republike të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë negociatë, qeveri teknike ose populli do të qëndrojë këtu. Parlamenti i shqiptarëve është këtu parlamenti i pastruar nga kriminelët është këtu, atje është vetëm shtëpia e krimit.”, tha Basha. 

PD mbledh “Kuvendin” në bulevard, Basha: Këtu s’kanë vend kriminelët

Një seancë parlamentare me qytetarët është improvizuar në “çadrën e lirisë”, ku opozita po proteston prej 6 ditësh për krijimin e një qeverie teknike.

Të pranishëm janë të gjithë deputetët e opozitës, të cilët do të bojkotojnë sot seancën e Kuvendit që pritet të nisë në minutat në vijim. Në shenjë simbolike në çadër u ngrit flamuri kuq e zi që u shoqërua me himnin kombëtar të Shqipërisë.

Rreth orës 10:20 në çadër mbërriti kreu i opozitës Lulzim Basha i cili tha para protestuesve: “Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti”.

Kreu i selisë blu ka ftuar edhe deputetët e tjerë të Kuvendit që t’i bashkohen Parlamentit të ri, me përjashtim të 19 deputetëve me rekorde kriminale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat