Hapen dhe 2270 vende pune në Shqipëri, ja ku do të aplikohet

Shqipëria

Hapen dhe 2270 vende pune në Shqipëri, ja ku do të aplikohet

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:34
Ilustrim

Qeveria ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017, duke bërë një ndërhyrje të re, krahasuar me 2225 që u caktuan në fillim të vitit. 

Nevoja për të shtuar kontingjentin e punonjësve me kontrata të përkohshme ka bërë që krahasuar me vitin 2016, numri i tyre të shtohet me 550 individë të rinj. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Referuar vendimit, në vijim përpos mësuesve në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional do të shtohen dhe pedagogë të jashtëm/trajnerë të angazhuar në formimin profesional të magjistratëve.

Gjithashtu, për forca të reja duket se kanë nevojë edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Sipas vendimit, kontratat do të jenë 6-mujore, ndërsa zanatet që kërkojnë dikasteret janë, specialistë, teknikë, hidraulikë, elektricistë, sanitarë, punonjës shërbimi dhe ndihmëskuzhinierë.

“Për arkivistët e kontraktuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të paraqitet në Ministrinë e Financave përshkrimi i punës së punonjësve të sipërpërmendur, duke pasqyruar normën ditore të përpunimit të dokumentacionit arkivor, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Për mjekët e kontraktuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjithashtu, të paraqitet përshkrimi i punës së tyre, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Ministrinë e Shëndetë- sisë”, thuhet në vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat