Hyn në ditën e gjashtë protesta, PD bojkoton sot Kuvendin

Shqipëria

Hyn në ditën e gjashtë protesta, PD bojkoton sot Kuvendin

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 08:34
Lulzim Basha deklaroi se PD do ta zhvillojë seancën plenare me qytetarët në tendë.

Protestuesit kaluan një tjetër natë në të ashtuquajturën “çadra e lirisë” duke hyrë në ditën e gjashtë të protestës opozitare. Partia Demokratike pritet të bojkotojë sot seancën plenare të Kuvendit, sikundër ka paraljamëruar.

Disa ditë më parë kreu i selisë blu Lulzim Basha deklaroi se PD do ta zhvillojë seancën plenare me qytetarët në tendë. Basha ka ftuar edhe deputetë të tjerë të Kuvendit që t’i bashkohen protestës në fjalë.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike si parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Drejtuesit e protestës kanë deklaruar se nuk do të lëvizin nga çadra derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat