Shqiptarja dëshmon në polici: Më detyronin të prostituoja 8 muajshe shtatzënës

Shqipëria

Shqiptarja dëshmon në polici: Më detyronin të prostituoja 8 muajshe shtatzënës

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:02
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Piaçenca të Italisë për vepra që lidhen me prostitucion.

Një prej të arrestuarve është shqiptare, e cila ka thënë se është shfrytëzuar nga bashkëshorti i saj italian, një shqiptar tjetër 31 vjeçar dhe nga një 37 vjeçar italian, raportojnë sot meidat lokale.

Vajza shqiptare ka rrëfyer në policinë italiane, duke thënë se ajo është detyruar që të prostituojë edhe në muajin e 8 të shtatzënisë.

Gjithashtu, shqiptarja ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka treguar se pjesë e kësaj bande kanë qenë edhe vajza minorene, kryesisht nga Moldavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat