Petrit Vasili sqaron pse i shkroi letër Komisionerit Johannes Hahn

Shqipëria

Petrit Vasili sqaron pse i shkroi letër Komisionerit Johannes Hahn

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 20:58
Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili sqaroi konkretisht se pse Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.

I pyetur për përgjigjen e komisionerit Johanes Hahn, Vasili tha se nuk kishte marrë përgjigje nga ai dhe reagimi ishte thjesht miqësor.

Vasili: Të jemi të qartë. Kushdo që e ngre kështu problemin qoftë në media, është një mënyrë jetese edhe kjo për analistë të caktuar. Është folur për Bordin e Monitorimit. Operacioni i Monitorimit është vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë. ka edhe njerëz që do të jenë vlerësues të Vettingut, pasi vendimmarrjen e marrin ekspertët përkatës shqiptarë. Shqetësimi është i tillë. Bordi nuk është parashikuar në Kushtetutë.

Ne kemi kërkuar qartësi, pasi çdo element që është jashtë Kushtetutës krijon mos besim. Ky është shqetësim që na shoqëron të tërëve. Ky Bord kishte në detyrat e tij dhe disa atribute, të cilat nuk ishin brenda dhe Kushtetuta nuk i parashikon në atë mënyrë. Ka edhe informacione sekrete të shtetit shqiptarë që nuk mund t’ia kalojmë Bordit dhe këtë informacion ia ka dorëzuar komisionit përkatës. Kam bindje se do të ketë reflektime pozitive. Vëzhguesit kërkojnë strukturë organizative.

Komisioneri Hahn dha një përgjigje të një miku të mirë, pas ka qenë mbështetës i reformës. Këmbëngulja ime për respektimin e Kushtetutës

Hahn nuk më ktheu mua një përgjigje. Në ditët në vijim besoj se do të ketë reflektime për të sqaruar rolin e Bordit. Nuk do të ketë të drejtë të marrin informacion dhe ta përpunojnë. Çdo mbështetje do të jetë vetëm për OMN-në, e cila ka marrë 140 vota. I kemi bërë shërbim një Kushtetute të qartë. Çdo çedim do të krijonte një problem të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat