Operacioni "Aeroporti" - Grabitja në aeroport, të kërkuarit i gjenden 50 mijë euro në frigorifer

Shqipëria

Operacioni "Aeroporti" - Grabitja në aeroport, të kërkuarit i gjenden 50 mijë euro në frigorifer

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:00
Paratë e gjetura

Një shumë prej 50 mijë euro është sekuestruar brenda një frigoriferi në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim për grabitjen e ndodhur në Rinas.

Në kuadër të operacionit të koduar “Aeroporti”, policia e Shtetit sqaron se vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes spektakolare të ndodhur mesditën e 30 qershorit të vitit 2016.

Policia sqaron se “në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh.

Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer. Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat