Bashkëshortja e Bashës flet nga çadra: Detyra jonë të qëndrojmë në shesh

Shqipëria

Bashkëshortja e Bashës flet nga çadra: Detyra jonë të qëndrojmë në shesh

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:35
Lulzim Bashës dhe Aurela

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Bashës , Aurela ka mbajtur ditën e sotme një fjalim të shkurtër në çadrën e protestuesve para Kryeministrisë. Ajo  tha se ishte aty si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 1992-­1993 iu dha mundësia të iknin jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

Ajo tha se ka shumë arsye që të qëndrojnë të bashkuar në protestë për të kthyer mbrapsht sakrificën e prindërve të tyre që i rritën me aq mundim.

Aurela Basha: “Unë doja të thoja që jam këtu si bashkëshorte por jam këtu edhe si nënë e dy fëmive të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të shqiptarëve që në vitet 92­-93 iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë. Jam këtu edhe si bijë e atyre nënave dhe baballarvë që na rritën me aq sakrifica, Tani është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më mirë është detyra jona që të qëndrojmënë këtu në këtë  shesh dhe mos pranojmë asgjë më pak se standardet europiane.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat