Jozefina Topalli kthehet nga Brukseli, bashkohet me protestuesit

Shqipëria

Jozefina Topalli kthehet nga Brukseli, bashkohet me protestuesit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:21
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli është kthyer nga vizita disa ditore në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel, dhe është bashkuar me protestuesit në tendën që ka ngritur opozita përballë Kryeministrisë.

Topalli, sikurse deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, e ka cilësuar protestën e 18 Shkurtit si më të madhen të mbajtur ndonjëherë, dhe se për Kryeministrin Rama kjo protestë duhet të jetë sinjal për pakënaqësinë e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat