Zbardhet fjalimi i Ramës në mbledhje grupi: Protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhens

Shqipëria

Zbardhet fjalimi i Ramës në mbledhje grupi: Protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhens

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:26
Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar

Është zbardhur një pjesë tjetër nga fjalimi që kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur përpara deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur mëngjesin e sotëm bë selinë rozë.

Për Ramën kjo situatë me protestat e opozitës duhet marrë si shtysë për të vazhduar me punë më shumë për të fituar edhe një tjetër mandat në qershor.

"Situata duhet pare si shtysë për të vazhduar intensivisht organizimin e punës për zgjedhjet. Për të komunikuar gjithandej me njerëzit. Ne s’kemi çfarë ndryshojmë. Duhet të vazhdojmë normalisht detyrat tona qoftë në Parlament, qoftë në qeveri. Praktikisht protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhen nga ana e tyre, por që dihen. Edhe bojkoti i Parlamentit është një mekanizëm i qarte për të bllokuar përzgjedhjen e komisioneve të vetingut, që duhet të fillonte javën e ardhshme. Formulat janë të tilla që të dyja komisionet e vettingut, qoftë shkalla e parë, qoftë apeli nuk formohen dot pa opozitën.", mësohet të jetë shprehur Rama.    

Ndër të tjera, Rama ka theksuar se "nëse bojkoti nuk do kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar vettingun. Por bojkoti është prova që gjithçka ka të bëj me vettingun".

"PD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e radhës, por ne s’kemi ç’bëjmë. Ata kërkojnë gjera që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bej me zgjedhjet të adresohet në komisionin e Reformës Zgjedhore. Madje kemi thënë se çdo kërkesë e opozitës për të cilën OSBE/ODIHR jep mbështetje, ka automatikisht edhe mbështetjen tonë", mësohet të ketë thënë Rama përpara deputeteëve të grupit të majtë parlamentar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat