Dëshmia në gjyq - Armando Prenga më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë

Shqipëria

Dëshmia në gjyq - Armando Prenga më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:40
Armando Prenga

Anëtarët e familjes Cali i kanë qëndruar akuzave ndaj deputetit Armando Prenga.

Në dëshminë e dhënë para sallës së gjyqit në Gjykatën e Lartë, Gjok Cali deklaroi: “I qëndroj akuzës për deputetin Prenga. Ai na kërcënoi me arme dhe me qëlloi me qytën e pistoletës në kokë”. Vetë Prenga nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij. Baftjar Rusi tha se klienti i tij është i pafajshëm, raporton ora news.

“Prenga është i pafajshem, qelloi ne ajer per tu vetëmbrojtur pasi Calët e kercenuan me thike. Prenga nuk ka plagosur askënd”, tha Rusi.  Avokati komentoi edhe kërkesën e Prokurorisë ndaj KQZ për ti hequr mandatin e deputetit Armando Prenga. “Përsa i perket dekriminalizimit, ende nuk jemi njohur zyrtarisht me kerkesen e prokurorise, por Prenga nuk preket nga ky ligj.”, tha avokati.

 Familjet Cali e Prenga u përplasen me armë mbrëmjen e 4 shtatorit të 2015 para ambjenteve të Komisariatit të Laçit ku mbeten të plagosur 6 persona, ndërsa shkak për ngjarjen u bë shfrytezimi i lagunës së Patokut. Në konflikt u përfshi edhe vetë deputeti Armando Prenga, i cili  akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat