Pas Frrokut, është doktor Leoni që degjeneron ministrin Beqaj

Shqipëria

Pas Frrokut, është doktor Leoni që degjeneron ministrin Beqaj

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:38
Frrok Bardhi

Leon Kaza, mjek Obsteter Gjinekolog, nxjerr bllof me komentin e tij “investimet” e Ilir Beqës në shëndetësi.

Këtë herë mjeku që punon në maternitetin e Lezhës e ka zënë ngushtë Ilir Beqajn me komentin e tij në Facebook. Në fakt ky është rasti i dytë që demaskohet ministri Beqaj pas denoncimit që bëri infermieri Frrok Bardhi.  Mjeku Leon Kaza shkruan: “Përshëndetje! Investimet në mjekësi janë të mirëpritura ndaj gjejnë përkrahje të gjerë. Janë bërë investime në maternitetin e Gjirokastrës, Sarandës e tani në Korçë. Pyes mbi ç'baza përcaktohen investimet?! Materniteti i Lezhës prej kohësh kërkon ndërhyrje, bazuar në statistika shërbimesh të ofruara dhe popullsie (u ofron kujdes shëndetësor rretheve Lezhë, Kurbin,Mirditë e tash së fundmi edhe Mat)besoj prej kohësh duhej ndërhyrë në përmirësimin e gjendjes e cila është e mjerueshme. Uroj së shpejti të jetë në planet tuaja!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat